Messi e bëri “shtëpi” me Inter Miamin, Beckham gjen kohë për pushime në Kroaci

Që prej transferimit të Lionel Messit, Inter Miami po shijon sukseset e para në Amerikë.
Skuadra në pronësi të David Beckham javën e kaluar fitoi trofeun e League Cup, ndërsa një ditë më parë siguruan finalen e US Open Cup, shkruan IndeksOnline.
Pas këtij suksese, legjenda e futbollit anglez ka gjetur kohë për pushime.
Ai së bashku me familjen po shijon pushimet në detin Lopud të Kroacisë, me gruan Victoria dhe fëmijët Cruz dhe Harper.
Beckham po qëndron në resortin luksoz Lopud 1483, aty ku ishte edhe vitin e kaluar.
Marrja me qira e një kompleksi luksoz kushton 10,000 euro për dhjetë persona, dhe çmimi i një nate është rreth 1,400 euro. /IndeksOnline/

