Arsenali lëshon fitoren nga duart, ndalet nga Fulham

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e javës së tretë të Premierligës angleze.
“Topçinjët” u ndalen në “Emirates Stadium”, me barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.
Fulham kishte epërsinë që nga minuta e parë e ndeshjes kur Andreas Pereira shënoi golin e parë në ndeshje. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.
Arsenali arriti ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për tre minuta.
Fillimisht Bukayo Saka barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 70-të, ndërsa Eddie Nketiah i dha epërsinë “Topçinjëve”, tre minuta më vonë.
Në vazhdim skuadra e Fulhamit mbeti me një lojtar më pak, pasi Calvin Bassey, u përjashtua pas dy kartonëve të verdh.
Edhe pse me një lojtar më pak, mysafirët arritën ta barazonin rezultatin me golin e Joao Palhinha në minutën e 87-të.
Pas këtij barazimi, Arsenali renditet në vendin e dytë në tabelë me 7 pikë, ndërsa Fulham ndodhet në pozitën e 11-të me 4 pikë./IndeksOnline/