75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / Gj. Sh

Manchester United rikthehet te fitorja, bën përmbysjen e madhe ndaj Nottingham Forestit

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premierligën angleze.

“Djajtë e Kuq” mposhtë në shtëpi Nottingham Forestin me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Erik ten Hag kanë bërë një nga përmbysjet më të mëdha, duke e rikthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Nottingham Forest shënoi dy gola të shpejt në fillim të ndeshjes.

Taiwo Awoniyi në minutën e 2-të dhe Wily Boly në minutën e 4-të i dhanë epërsinë e dyfishtë Forestit.

Manchester United ngushtoi rezultatin në minutën e 17-të me golin e Christien Eriksen. Me rezultat 1-2 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë qysh nga fillimi pamë një Manchester sulmues ku vetëm pas shtatë minutave Casemiro barazoi shifrat në 2-2.

United nuk u ndal me kaq dhe në vazhdimësi kërkoi golin e fitore.

Ishte minuta e 76-të, kur gjyqtari akordoi penallti për “Djajtë e Kuq”, ndërsa nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Bruno Fernandez.

Me këtë fitore Manchester United shkon në kuotën e gjashtë pikëve nga tre ndeshje, duke u renditur në vendin e pestë.

Në anën tjetër, Nottingham ndodhet në vendin e 14-të me vetë tre pikë./IndeksOnline/