Kjo moderatore emërohet zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës
Ish-moderatorja, Donjeta Gashi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.
Këtë lajm e ka konfirmuar për klankosova.tv vet Gashi.
Donjeta e cila është magjistre e Letërsisë shqipe, ka bërë të ditur poashtu se do të nis punën në ekzekutiv që nga 1 janari i vitit 2018.
Përpos si zëdhënëse, ajo do të jetë edhe drejtoreshë e zyrës për informim.