Për gjestin e Rita Orës, vije edhe reagimi i Lorik Canës

Rita Ora është në qendër të komenteve pasi mbajti flamurin serb në një koncert në Hungari. Që nga ajo ditë, sulmet ndaj saj nuk kanë munguar.
Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje asaj.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, si për të treguar se ajo e do atdheun e saj.
Rita në një deklaratë ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.
