75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / L K

Nisin negociatat për largimin e Ansu Fatit nga Barcelona, drejt skuadrës angleze

Ansu Fati ka ndryshuar mendje. Ai nuk dëshiron të vazhdojë më te Barcelona dhe është në bisedime me klube të ndryshme për largimin e tij në tre ditët e fundit të merkatos.

Në fakt, negociatat janë avancuar me Tottenhamin , por nuk është e vetmja skuadër që e do atë.

Vendimi i Fatit ka shkaktuar habi në klub, pasi deri dje ai kishte qenë i bindur në qëndrim. Në këtë vendim ka ndikuar edhe forma e Yamal që ka marr besimin e Xavit si startues.

Tottenham po negocion huazimin e Fatit deri në fund të sezonit dhe lojtari është i hapur për këtë./Indeksonline/