Lenglet merret vesh me skuadrën angleze, jo me Tottenhamin

Clement Lenglet do të ndërroi skuadër. Mbrojtësi francez do të huazohet deri në fund të edicionit tek Aston Villa.
Ka qenë kërkesë e Unar Emery transferimi i qendërmbrojtësit. Lenglet ishte i huazuar te Tottenhami edicionin që lamë pas, por që Spurs nuk janë bindur për blerjen e kartonit të tij.

Lenglet është futbollist i Barcelonës, por që Xavi nuk e ka lojtar të preferuar.
Mbrojtësi ka udhëtuar drejt Anglisë ku edhe do të prezantohet si blerje e re e Aston Villës./Indeksonline/