75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

Erdhi Dita, Mbappe sot pritet të bëhet futbollist i Real Madridit

Kylian Mbappe pritet sot të finalizojë marrëveshjen me Real Madridin.

Kështu ka bërë të ditur mediumi spanjoll Vozpópuli, duke u thirrur në burime të klubit mbretëror, shkruan IndeksOnline.

Sipas medias në fjalë, sulmuesi francez sot do të nënshkruaj si lojtar i ri i real Madridit.

Jo vetëm kaq, Vozpópuli shkruan se sot mund të bëhët edhe zyrtarizimi i Mbappes dhe detajet e operacionit.

Ai nuk jep shifra për transferimin e mundshëm, por sqaron se Florentino Perez më në fund ka pranuar t’i bëjë një ofertë PSG-së për Mbappes.

Drejtuesit e PSG-së thuhet se kaën pranuar uljen e çmimit të 24-vjeçarit, për ta transferuar këtë verë dhe në këtë mënyrë ta pengojë që të lirohet vitin e ardhshëm, kur i përfundon kontrata./IndeksOnline/