75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 01 Shtator 2023 / L K

Haradinaj e Muharremaj ulen në bankën e fundit, në ditën e parë të shkollës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar komunën e Suharekës me rastin e 1 shtatorit, ditës së parë të vitit shkollor.

Bashkë me të parin e komunës, Bali Muharremaj, Haradinaj ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për nisje e vitit të ri shkollor.

“I nderuar me vizitën e z.Ramush Haradinaj i cili gjithmonë e ka vlersuar komunën tonë.
Poashtu sot shfrytëzuam rastin që mësimdhënësve dhe nxënësve t’ju urojmë fillimin e vitit të ri shkollor” thuhet në njoftimin e Muharremajt./Indeksonline/