75 Mall Live Search
22:55 / E Diele, 03 Shtator 2023 / C E

Berisha nuk mjafton, Juventus fiton ndaj Empolit

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A pas barazimit ndaj Bolognas javën e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti sonte Empolin në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Carlo Castellani” përfundoi me rezultatin 0:2.

Danilo (24’) dhe Federico Chiesa (82’) shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.

Vlen të theksohet se te Empoli sonte debutoi Etrit Berisha. Portieri shqiptar priti penalltinë e Dusan Vlahovicit (39’).

Juventusi pas kësaj fitore ka shtatë pikë dhe renditet i treti në tabelë, me dy pikë më pak se Interi dhe Milani.

Empoli është i fundit dhe pa pikë. 

Standings provided by Sofascore