75 Mall Live Search
14:45 / E Martë, 05 Shtator 2023 / LB

Kurti e Çeku vizitojnë futbollistët e Kosovës, Ademi: Dardanët kanë nevojë për mbështetje të madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Hajrullah Çeku ka vizituar ekipin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se Kurtin dhe institucionet shtetërore i ka falënduar pasi që në vazhdimësi i kanë qëndruar afër ekipit kombëtar dhe kanë përcuar mesazhe frymëzuese për futbollistët tanë.

“Futbolli ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e identitetit dhe promovimin e vlerave tona kombëtare dhe ekipi ynë kombëtar ka shfaqur pasion, guxim dhe talent në skenën ndërkombëtare, duke na bërë të gjithëve të ndihemi krenarë”, ka shkruar ndër të tjera ai.