75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / AR

Buffon dhe Ilaria D’Amico do të martohen së shpejti: Nuk ka ditë që të mos jem i lumtur me të

Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico së shpejti do të martohen. Ftesat nuk janë dërguar ende dhe një datë nuk është caktuar me siguri, por të dy së fundi kanë folur për dasmën e ardhshme. Ish-portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane sigurisht që ia ka propozuar partneres së tij shkuarjen drejt altarit partneres së të tij, tani iu mbetet vetëm të gjejnë datën e duhur.

I pyetur nga Tg1, Gigi Buffon komentoi fjalët e partneres së tij Ilaria D’Amico, e cila në një intervistë me rastin e ditëlindjes së saj të 50-të, kishte parashikuar martesën e mundshme. “Çfarë ka rëndësi është ajo që fshihet pas festës”, – janë fjalët e ish-portierit të Juventusit, i prezantuar së fundmi si kreu i ri i delegacionit axurr.

Dasma ishte ideuar për në qershor të vitit 2024, por mund të shtyhet në kohë duke qenë se Buffon pritet të jetë i zënë me kombëtaren në Kampionatin Europian të Gjermanisë atë periudhë. Gigi sigurisht që është shumë i dashuruar me Ilaria D’Amico, me të cilën është çift që nga viti 2014 dhe me të cilën ka një djalë 7-vjeçar, Leopoldo Mattia.

Gigi Buffon e Ilaria D'Amico

Ky i fundit erdhi në jetë pas Louis Thomas dhe David Lee, që ish-portieri kishte nga martesa e mëparshme me Alena Seredova. Në Tg1, Gigi Buffon bëri një deklaratë të bukur dashurie ndaj partneres dhe gruas së tij të ardhshme:

“Është ajo që më bën më të lumtur dhe më qetëson për jetën time të ardhshme. Më duhet të them që me Ilaria nuk ka pasur një ditë kur nuk kam qenë i lumtur”.

Ilaria D’Amico i tha “Corriere della Sera” se mori propozimin për martesë pas një interviste për ditëlindjen e saj të 50-të. Gazetarja dhe prezantuesja, e freskët nga anulimi i programit “Che c’è di Nuovo” sezonin e kaluar, tha se janarin e kaluar u kthye në shtëpi në Parma për të gjetur oxhakun e ndezur, muzikën, dritat e duhura dhe propozimi i Gigi mbërriti: Më në fund u bë siç duhet, pas vitesh që më pyeti në mënyrat më pak romantike të mundshme”.

Edhe në moshën 50-vjeçare, pas gati 10 vitesh lidhje dhe një tjetër martese, Ilaria D’Amico ëndërroi për një propozim romantik martese, si në filma. Megjithatë, “dasma do të jetë një moment intim pa bujë”, premtoi gazetarja e cila aktualisht nuk është gati të rikthehet në TV me programin e saj.

Ilaria D'Amico e Gianluigi Buffon nel 2019