Zbulohen emrat e 30 futbollistëve të nominuar për Topin e Artë

France Football ka publikuar listën me 30 futbollistët e nominuar për çmimin “Topi i Artë” për vitin 2023.
Edhe këtë vit gara për këtë çmim do të jetë interasante me shumë futbollistë të cilët shkëlqyen sezonin që lam pas me klubet dhe kombëtaret e tyre, shkruan IndeksOnline.
Lionel Messi arriti të shkruaj historinë me Argjentinën, duke fituar Kupën e Botës ”Katar 2022”, titull ky që i mungoi plot 30 vite, dhe është një prej favoriteve kryesor.
Edhe Erling Haaland shihet si fitues potencial i Topit të Artë, pasi ishte futbollisti kryesor i manchester Cityt, ku arriti ta fitone Ligën e Kampionëve, Primer Ligën dhe FA Cup.
Edhe fituesi i vitit të kaluar, Karim Benzema është një nga 30 emrat e nominuar për këtë çmim.
Befasia më e madhe është mospërfshirja e Cristiano Ronaldos në listën finale të të nominuarve.
Kjo është hera e parë që nga viti 2004, që portugezi nuk është në mesin e më të mirëve.
Më poshtë lista e plotë e 30 futbollistëve të nominuar për Topin e Artë për vitin 2023.
Karim Benzema, Josko Gvardiol, Jamal Musiala, André Onana, Mohamed Salah.

Bukayo Saka, Kevin De Bruyne, Jude Bellingham, Randal Kolo Muani dhe Bernardo Silva

Khvicha Kvaratskhelia, Nicolo Barella, Emiliano Martinez, Ruben Dias dhe Erling Haaland plotësojnë listën e pesëmbëdhjetë lojtarëve të parë të nominuar për Topin e Artë 2023.

Martin Odegaard, Ilkay Gündogan, Yassine Bounou, Julian Alvarez dhe Vinicius Junior i bashkohen listës së tridhjetë të nominuarve për Topin e Artë 2023.

Lionel Messi, Antonio Griezmann, Rodri, Lautaro Martinez dhe Robert Lewandowski plotësojnë pjesën tjetër të listës së të nominuarve për Topin e Artë 2023.

Kim Min-jae, Luka Modric, Kylian Mbappé, Victor Osimhem dhe Harry Kane plotësojnë listën e tridhjetë të nominuarve për edicionin e Topit të Artë të vitit 2023.

Periudha e referencës është nga muaji gusht deri në muajin korrik pasardhës për të integruar të gjithë sezonin, përfshirë garat ndërkombëtare.
Topi i Artë jepet sipas tre kritereve kryesore. 1. Performanca individuale dhe karakteri vendimtar dhe mbresëlënës. 2. Shfaqje kolektive dhe çmime. 3. Klasi dhe lojë e ndershme.
Topi i Artë jepet nga një juri ndërkombëtare gazetarësh të specializuar, me një përfaqësues për çdo vend, 100 të parët në renditjen e fundit të FIFA-s (para publikimit të listave)./IndeksOnline/