75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / k.v

Shpërthimi në Mitrovicë/ Policia arreston pas një jave të dyshuarin

Një javë më parë, në Mitrovicë kishte ndodhur një shpërthim nga i cili ishin dëmtuar xhamat e shtëpisë së viktimës dhe dy automjete që ishin të parkuara në oborrin e tij, transmeton IndeksOnline.

Policia kishte nisur menjëherë hetimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ku pas një jave është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari.

“Në lidhje ma rastin e shpërthimit të ndodhur me 31 gusht, rreth orës 01 e 40 minuta, pas hetimeve të kryera më 06.09.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia nuk ka treguar më shumë informacion në lidhje me të arrestuarin, por ka thënë se rasti vazhdon të mbetet nën hetime./IndeksOnline/