75 Mall Live Search
23:23 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / Gj. Sh

Holanda fiton lehtësisht ndaj Greqisë, mban gjallë shpresat për EURO 2024

Kombëtarja e Holandës ka marrë një fitore të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Tulipanët” mposhtën në shtëpi Greqinë, me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan gjatë pjesës së parë.

Marten de Roon hapi serinë e golave në minutën e 17-të.

Cody Gakpo dyfishoi rezultatin në minutën e 31-të, ndërsa tetë minuta më vonë radha ishte për Wout Weghorst.

Kjo fitore dërgon Holandën në vendin e dytë të Grupit B me 6 pikë, aq sa ka edhe Greqia, me një diferencë prej nëntë pikësh larg Francës e cila ndodhet në pozitën e parë./IndeksOnline/