75 Mall Live Search
10:28 / E Martë, 12 Shtator 2023 / L K

Pogba pritet të dënohet rëndë, karriera e tij drejt fundit

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba , doli pozitiv për testosteron. Testi u krye pas ndeshjes së Juventusit në Udinese më 20 gusht. Pogba nuk luajti në ndeshjen e Serisë A , por ishte në stolin e Juventusit.

Pasi doli pozitiv, mesfushori francez pezullua përkohësisht me efekt të menjëhershëm.

Në pritje të një prove dhe testimit rezervë B, ai rrezikon një pezullim deri në katër vjet.

Pogba në mars do të mbush 31 vite dhe nëse dënohet me 4 vite karriera e tij futbollistike mund të përmbyllet që tani.

“Ne jemi duke pritur për rezultatet e kundër-analizës dhe nuk mund të themi asgjë deri atëherë”, tha agjentja e Pogba, Rafaela Pimenta./Indeksonline/