75 Mall Live Search
16:08 / E Martë, 12 Shtator 2023 / L K

Pensionohet në moshën 27 vjeçare djali i Paolo Maldinit

Djali i madh i Paolo Maldinit, Christian ka vendosur të pensionohet para kohe. 27 vjeçari ka marr vendim të var këpucët vetëm tre ndeshje pas nisjes së kampionatit.

Maldini i ri ishte pjesë e skuadrës së Leccos në Serie C, ndërsa në të kaluarën ishte futbollist i Reggiana, Fano e Pro Sesto.

Djali i legjendës është gati të fillojë një karrierë të re si agjent brenda skuadrës së Beppe Riso.

Ai dëshiron të jetë një agjent i ri futbolli krah një emri të shquar në këtë biznes./Indeksonline/