Buxheti i transformimit të kryeqytetit, Rama përmend disa projekte madhore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas votimit të buxhetit për vitin 2024 për kryeqytetin në vlerë prej 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.
Rama tregon se ky do të jetë “buxheti i transformimit të kryeqytetit”, raporton Indeksonline.
Kryetari liston edhe disa nga projektet ku do të ndahet ky buxhet.
Shkrimi i plotë:
BUXHETI I TRANSFORMIMIT TË KRYEQYTETIT!
Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra,rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.
Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit.
Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen:
– Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve
– Spitali i Prishtinës
– Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”,
– Ndërtimi i Unazës Qendër,
– Salla e Koncerteve,
– Salla e madhe multifunksionale,
– Revitalizimi i Tullëtores
Gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e therrtores për kafshë.
Na priftë e mbara!