75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / Gj. Sh

Këta janë pesë trajnerët që janë në garë për çmimin e vitit nga FIFA

FIFA ka publikuar listën finale prej pesë emrave për çmimin “Trajneri më i mirë për Meshkuj”.

Favorit kryesor për ta fituar kkëtë çmim është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili sezonin që lam pas fitoi Ligën e Kampionëve, Premierligën angleze, FA Cup dhe Superkupën e Evropës, shkruan IndeksOnline.

Në listën e pesë të nominuarve është edhe Simone Inzaghi, i cili me Interin arriti në finale të Ligës së Kampionëve dhe fitoi Kupën e Italisë.

Luciano Spalleti i cili sezonin e fundit arritit të fitonte Serie A me Napolin, është përfshirë në listën e FIFA-s, së bashku me trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili fitoi La Ligën spanjolle në sezonin e parë si trajner.

Në garë për çmimin “Trajneri i Vitit” është edhe Ange Postecoglou i cili sezonin e kaluar fitoi tripletën me skuadrën e Celticut./IndeksOnline/