75 Mall Live Search
14:27 / E Diele, 17 Shtator 2023 / Gj. Sh

Dukagjini kërkon fitoren e parë, Ballkani synon kreun, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në futboll, të vlefshme për javën e pestë.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Skuadra klinase synon fitoren e parë këtë sezon, pasi deri më tani ka dy humbje dhe dy barazime, duke u renditur e parafundit në tabelë.

Në anën tjetër Ballkani synon fitoren e katërt radhazi, e cila do ti mundsonte të marr kreun e tabelës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”më fillim nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Hugo, Dallku, Neziri, Shabani, Feka, Morina, Zulfiji, Mërlaku, Çyrbja.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Jashanica, Trashi, Kuc, Zyba, Tolaj, Gripshi, Ramadani, Berisha./IndeksOnline/