75 Mall Live Search
12:37 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / AR

Reagon Trepça për incidentet në Superkupë: Do të ketë masa të rrepta ndaj…

Klubi i Basketbollit, Trepça, ka shprehur shqetësim për incidentet që ndodhën gjatë finales së Superkupës me Pejën, në Therandë.

Trepça ka dënuar sjelljet e disa individëve të caktuar që po i bëjnë dëm klubit dhe basketbollit në përgjithësi, teksa premton masa të rrepta.

“Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi”, thuhet në reagim.

“Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar””.

Përndryshe, Trepça gjatë mbrëmjes së dielës triumfoi në finale të Superkupës së Kosovës.