Sot mot me vranësira, priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi, të përcjellur me rrufe.
Temperaturat më të larta do të jenë në Kamenicë, Prizren, Gjakovë dhe Malishevë.
Ndërkaq, më e ulta do të shënohet në Dragash.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim të Institutit.
