75 Mall Live Search
15:13 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / LB

Rasti i 3-vjeçarit, Gjykata merr këtë vendim ndaj dy të dyshuarave

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për IndeksOnline se Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarave për këtë rast.

Në lidhje me ngjarjen, Inspektorati i Arsimit këtë të mërkure ka nxjerr vendim për suspendimin e tri punëtorëve të “Gëzimi Ynë”, ku në mesin e tyre dy janë edukatore dhe një kuzhiniere.

Po ashtu, Inspektorati i Arsimit ka obliguar drejtorinë komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplonre ndaj drejtoreshës së institucionet parashkollor.