75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / Gj. Sh

Liverpuli e nis me fitore në Europa League, përmbys LASK Linzin

Liverpuli e ka nisur me fitore sezonin në Europa League.

Djelmoshat e Jurgen Klopp, mposhtën në udhëtim LASK Linzin, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra austriake kaloi e para në epërsi me golin e Florian Flecker në minutën e 14-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Liverpuli u këndell në pjesën e dytë, duke shënuar tre gola dhe e përmbysi rezultatin.

Darwin Nunez barazoi rezultatin në minutën e 56-të, duke u treguar i sakt nga pika e bardhë.

Shtatë minuta më vonë, Luis Diaz i dha epërsinë Liverpulit.

Në minutën e 88-të, Mohamed Salah vulosi fitoren e ”Redsave”, i cili shënoi për rezultatin 3-1./IndeksOnline/