75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 22 Shtator 2023 / L K

Lëndim serioz për blerjen e re të Barcelonës (Pamje)

Sulmuesi i Athletico Paranaense, kartonin e të cilit tashmë e posedon Barcelona, Vitor Roque ka pësuar një lëndim serioz në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Internacional.

Vetëm shtatë minuta pas fillimit të ndeshjes, ndaj Roques pati një start të rrezikshëm, për çka u detyrua të lëshojë fushën me barelë.

“Tigrinho” është blerë nga Barcelona dhe nga janari do të bashkohet me skuadrën e Xavit. Nuk dihet ende saktë se sa kohë do të mungojë talenti brazilian nga lëndimi i pësuar mbrëmë./Indeksonline/