75 Mall Live Search
14:31 / E Diele, 24 Shtator 2023 / LB

KFOR-i shton prezencën me trupa në veri të Kosovës

Situata e krijuar në veri të vendit ka bërë që KFOR-i të shtoj praninë e saj në këtë pjesë të vendit.

Burime të IndeksOnline bëjne me dije se KFOR është përforcuar edhe me municione të rënda.

30 persona të uniformuar dhe të armatosur rëndë janë barikaduar në afërsi të objekteve që ndodhën afër Manastirit në Banjskë të Zveçanit.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, ndërsa Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar për sulmin në Veri, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Borrell e ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar që autorët përgjegjës të përballen me drejtësinë. Ai ka thënë se ka rrezik të vriten edhe njerëz të tjerë përreth Manastirit të Banjskës.