75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 26 Shtator 2023 / Gj. Sh

Manchester United i fort për Crystal Palacin, kalon tutje në EFL Cup

Manchester United ka kaluar në 1/8 e finales së EFL Cup.

“Djajtë e Kuq” shënuan fitore bindëse ndaj Crystal Palace, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Alejandro Garnacho hapi serin e golave në minutën e 21-të.

Gjashtë minuta më vonë Casemiro dyfishoi rezultatin e United.

Golin e fundit e ka shënuar Anthony Martial në minutën e 55-të./IndeksOnline/