75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja te “Derbi i Anamoravës”

Sot mbyllet java e tetë e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë tre ndeshje tepër interesante, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme është padyshim derbi më i madh lokal në Kosovë, ajo mes Dritës dhe Gjilanit.

“Derbi i Anamoravës” zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, më fillim nga ora 15:00.

Drita aktualisht ndodhet në pozitën e tretë me 12 pikë, ndërsa Gjilani renditet e gjashta me 7 pikë të grumbulluara deri më tani.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, mes Dukagjinit dhe Feronikelit 74′.

Skuadra klinase renditet në vendin shtatë me 7 pikë, ndërsa Feronikeli është e parafundit në tabelë me 6 pikë.

Edhe kjo ndeshje zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/