Sulmojë dy zyrtarë policor, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person pasi kishte sulmuar dy zyrtarë policorë.
Sipas policisë, i dyshuari nuk e ka zbatuar urdhërin e policisë, ndërsa njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.