75 Mall Live Search
13:26 / E Martë, 03 Tetor 2023 / A. M.

Flet njëri prej viktimave që ra pre e mashtrimit nga çifti i Ferizajt: U dëmtova 4 mijë euro!

Një burrë dhe grua nga Ferizaj janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se përfituan rreth 80 mijë euro, gjoja për sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit, konkretisht punësim në Afganistan, Irak e Poloni.

Indeksonline raportoi dje se të arrestuarit për mashtrim janë Nazim Lohaj dhe Kefsere Lohaj nga Komuna e Ferizajt.

Lidhur me këto akuza, ka folur njëri prej viktimave që pretendon se “ju djegën” mijëra euro nga ky çift. E.T., në një prononcim për “Indeksonline”, tregoi se Nazm

“Po, mua më ka dëmtuar 4000 mijë euro. Po ashtu edhe 3 shokëve të mi ja’u ka marrë ka 6000, 7000 mijë euro”, u shpreh ai, duke shtuar se për këto veprime i kishte njoftuar organet e drejtësisë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me datë 02.10.2023 kanë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “Mashtrimit” e sanksionuar sipas kodit penal të RKS-së.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në koordinim me Prokurorinë e Ferizajt kanë njoftuar se kanë arrestuar një grua dhe një burrë të dyshuar për mashtrim me sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit.

Siç ka njoftuar Policia, dyshohet se të njëjtit kanë përfituar rreth 80 mijë euro duke premtuar punësim në Afganistan, Irak e Poloni.

 “Të dyshuarit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje gjatë viteve 2021 – 2022  dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe i dyshuari Nazim Lohaj me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara Kefsere Lohaj është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/