Çfarë po negocion Arben Gashi me pushtetin dhe PDK-në?

Kanë dështuar të miratohen disa marrëveshje ndërkombëtare që ishin në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës.
Kundër ka qenë Grupi Parlamentar i PDK-së, teksa shefi i grupit, Abelard Tahiri ka thënë se duhet të caktohet data e zgjedhjeve të reja pasi sipas tij legjislatura aktuale është jo funksionale.
Por duket se po vazhdojnë negociatat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Indeksonline ka kapur momentin ku shihet shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi teksa bisedon me deputetë të pozitës dhe të PDK-së.
Aty shihet edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


