Musliu- Shoshi pyet Kurtin: Pse invalidët e luftës që lanë gjymtyrët në fushëbetejë, janë pa proteza dhe pa mbështetje!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu- Shoshi, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që të di se pse invalidët e luftës të cilët kanë lënë gjymtyrët e tyre në fushëbetejë, janë pa proteza dhe pa mbështetje institucionale. Ndërsa thotë se injorimi i Kurtit për trajtimin e kësaj teme, dëshmon se ky trajtim është i qëllimshëm.
“Sot kërkova nga Albin Kurti të di pse invalidët e luftës që lanë gjymtyrët e tyre në fushëbetejë për lirinë e vendit janë pa proteza dhe pa asnjë mbështetje! Albini, duke qenë prezent në sallë me injorimin e tij konfirmoj se ky trajtim është i qëllimshëm”, ka thënë Musliu- Shoshi.
Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:
Sot kërkova nga Albin Kurti të di pse invalidët e luftës që lanë gjymtyrët e tyre në fushëbetejë për lirinë e vendit janë pa proteza dhe pa asnjë mbështetje!
Albini, duke qenë prezent në sallë me injorimin e tij konfirmoj se ky trajtim është i qëllimshëm.
-Qasja e personave me aftësi të kufizuara është e cenuar në istitucione, në ndertesa publike, në ndertesa kulturore, në ndertesa banimi, në shkolla!
– Pa mëshirë janë larguar nga paga minimale,
– Në komisionet vlerësuese për gjendjen e tyre diskriminohen padrejtësisht e shumë prej tyre trajtohen jo-dinjitetshëm!
– Ka veç fjalë, por jo buxhet e projekte konkrete!
Pra, është VITI I HARRESËS nga qeveria Kurti ndaj kategorisë më të ndjeshme në shoqërinë tonë!