75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Gjermania publikon listën, Nagelsmann lë jashtë katër yje

Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit tetor, kundër SHBA-së dhe Meksikës.

Kjo është lista e parë e Julian Nagelsmann në krye të kombëtares gjermane, shkruan IndeksOnline.

Ajo çfarë ka rënë në sy, është se ish-trajneri i Bayern Munich ka lënë jashtë listës tre futbollistët e Borusia Dortmundit Emre Can, Nico Schlotterbeck dhe Karim Adeyemi, ndërsa nuk është ftuar edhe Timo Werner,

Për herë të parë në kombëtaren e Gjermanisë janë ftuar Robert Andrich nga Bayer 04 Leverkusen, Kevin Behrens nga Union Berlin dhe Chris Fuhrich nga Stuttgart.

Gjermania me 14 tetor do të përballet me ShBA-të në qytetin e Hartford, ndërsa tre ditë më vonë luajnë në Filadelfia kundër Meksikës./IndeksOnline/