75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Stadiumi i Bërnicës po bëhet, ministri Çeku jep lajmin e madh

Stadimui ndihmës në Bernicë do të bëhet.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se është nënshkruar kontarata me operatorin ekonomik për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë, shkruan IndeksOnline.

Kjo kontratë ka vlerë prej 545 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës.

Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit.

Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë.

Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin./IndeksOnline/