75 Mall Live Search
14:54 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / A. M.

Sulmet me raketa kundër Izraelit, reagon Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova qëndron me Izraelin pas sulmeve terroriste që ndodhën atje.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”.

Ndryshe, nga shpërthimi i konflikti në Rripin e Gazës deri tani raportohet për të paktën 22 persona të vdekur dhe mbi 200 të tjerë  të plagosur. Kështu raportojnë mediat vendase, të cilat citojnë burime nga spitale të ndryshme të vendit, raporton Al Jazzera.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu iu drejtua kombit me një video të platformën “X”, duke thënë se vendi është në luftë dhe se armiku do të paguajë çmim të shtrenjtë për sulmin me raketa.

“Armiku ynë do të paguajë një lloj çmimi që nuk e ka ditur kurrë”, tha Netanyahu në një deklaratë.