75 Mall Live Search
15:47 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Tottenham i pandalshëm, fiton ndaj Lutonit dhe merr kreun e Premierligës

Tottenham ka vazhduar me fitore në Premierligën angleze.

Spursat sot fituan në udhëtim ndaj skuadrës së Lutonit, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar Micky van de Ven në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, Tottenham ka marr përkohësisht kreun e tabelës me 20 pikë, ndërsa Luton renditet në vendin e 17-të me 4 pikë./IndeksOnline/