Burnley kalon në epërsi ndaj Chelseat

Teksa pritej një fitore komode e “bluve” të Mauricio Pochettino gjerat kanë shkuar komplet në anën e kundërt, me vendasit e Burnley që marrin të parët avantazhin në sfidën e “Turf Moor” ndaj Chelsea.
Një aksion fantastik i vendasve është finalizuar më së miri nga talenti francez i sulmit, Wilson Odobert, me këtë të fundit që ndëshkon portierin Robert Sanchez, pas një asistimi të Foster brenda zonës. Rezultati shkon në 1 me 0.
🚨🚨| GOAL: Odobert opens the scoring for Burnley!
— CentreGoals. (@centregoals) October 7, 2023
Burnley 1-0 Chelsea pic.twitter.com/V00hb1ZooY