75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / C E

United fiton në minutat shtesë, debuton Strakosha

Manchester United ka regjistruar fitore sensacionale ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 2:1.

“Djajtë e Kuq” e fiton këtë përballje në fund, pasi që nga minuta e 26-të ishin në disavantazh. Mathijan Jensen ishte autor i golit për mysafirët.

Man United ia doli të përmbys gjithçka në fund, falë dy golave të Scott McTominay, në minutën e katërt dhe të shtatën shtesë.

Vlen të theksohet se te Brentfordi sot debutoi në Premierligë portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili kompletoi 90 minuta.

Manchester United pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe është i nënti në tabelë.

Brentfordi është në pozitën e 14-të me shtatë pikë.

Standings provided by Sofascore