Sot derbi Prishtina – Ballkani, luhet me reflektorë

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen dy ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 9-të.
Vëmendja kryesore është në derbin mes Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan IndeksOnline.
Bardhekaltërit nuk dijnë për fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe renditen në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa kampioni në fuqi, edhe këtë sezon po kryeson tabeln me 19 pikë në 7 ndeshje.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:00.
Ndeshja tjetër e Superligës zhvillohet mes Llapit dhe Lirisë.
Skuadra nga Podujeva e ka nisur mirë sezonin, duke u renditur në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa prizrenasit janë në vendin e parafundit të tabelës me 6 pikë.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më fillim nga ora 15:00./IndeksOnline/