75 Mall Live Search
09:40 / E Diele, 08 Tetor 2023 / Gj. Sh

Komentatori i “çmendur”, Crudelli shpërthen në lot pas fitores së Milanit

Komentatori dhe tifozi i famshëm i Milanit, Tiziano Crudelli, ka shpërthyer në lot pas fitores së mbrëmshme të Milanit.

“Rosonerët” morrën tre pikë si mysafirë të Genoas, duke shënuar fitore minimale me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Christian Pulisic në minutën e 87-të.

Në minutat në vazhdim u zhvillua një dram e madhe, pasi portieri i Milanit, Mike Maignan u përjashtua me karton të kuq, dhe në vend të tij u fut Olivier Giroud, pasi që Pioli i kishte kryer të gjitha zëvendësimet. 

Sulmuesi francez u tregua vendimtar si portier, duke shpëtuar një rast të pastërt për gol.

 Kjo fitore ka bërë Crudelli të “çmendet” në studio duke bërë spektakël me reagimet e tij./IndeksOnline/