75 Mall Live Search
09:24 / E Martë, 10 Tetor 2023 / L K

Izraeli njofton se do e lë Rripin e Gazës pa ushqim, ujë dhe energji elektrike, reagon bota demokratike

Dy ditë pasi militantët e Hammasit nisën një sulm të madh ndaj Izraelit që vrau të paktën 900 njerëz, ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Gallant njoftoi mbylljen e Rripit të Gazës.

Rripi i Gazës, kufijtë e të cilit kontrollohen nga Izraeli dhe Egjipti që nga viti 2006, është nën rrethim të plotë.

“Pa energji elektrike, pa ushqim, pa ujë – gjithçka do të mbyllet,” tha Gallant.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është i shqetësuar për këtë dhe organizatat e të drejtave të njeriut tani ngritur zërin kundër këtij vendimi, shkruan Indeksonline.

Ky vendim është kritikuar ashpër nga organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.

“Ndërprerja e furnizimeve për 2.3 milionë njerëz që jetojnë në Rripin e Gazës përfaqëson një dënim kolektiv të paligjshëm, ashtu si sulmet ndaj civilëve nga luftëtarët e Hamasit, është një krim lufte. Ligjet e luftës zbatohen për të gjitha palët në konflikt, pavarësisht nga ligjshmëria e hyrjes së tyre në luftë ose çekuilibri i fuqisë midis palëve. Nuk ka përjashtime” tha Human Rights Watch.

Izraeli e justifikoi mbylljen duke thënë se donte të frenonte Hamasin dhe të siguronte sigurinë për shtetin e saj./Indeksonline/