75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / A. M.

Arrestohet i dyshuari në Gumnishtë të Gjilanit për armëmbajtje pa leje

Në fshatin Gumnishtë të Gjilanit, pasditen e së martës është arrestuar një person i dyshuar pasi  gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë me dy karikatorë të zbrazur, një pushkë gjuetie, 22  fishekë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.