Babai i Miley Cyrus martohet me të dashurën 34 vite më të re
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/cfcdf65e-687d-11ee-89d7-0217670beecd.jpg)
Billy Ray Cyrus është martuar me të dashurën e tij Firestone. Këtë e ka bërë të ditur çifti në Instagram. Dasma u zhvillua më 10 tetor.
Dhëndri thotë se ishte “një ditë e bukur dhe e gëzueshme kur shpirtrat janë bashkuar”, transmeton Indeksonline.
Billy Ray 62 vjeçar, babai i këngëtares Miley Cyrus, u divorcua nga ish-gruaja e tij Tish në prill 2022.
35-vjeçarja Firestone njihet si këngëtare dhe aktore./Indeksonline/