75 Mall Live Search
23:17 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / Gj. Sh

Shqipëria drejt EURO 2024, kjo është tabela në Grupin E

Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme në kualifikimet e Kampionatit Evropian ”EURO 2024″.

Kuqëzinjtë mposhtën Çekinë në stadiumin ”AIR Albania” në Tiranë, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Jasir Asani me një gol dhe dy nga Taulant Seferi i sollen Shqipërisë fitoren e katërt në 6 ndeshje të zhvilluara.

Në Grupin E, sot u zhvillua edhe ndeshja mes Ishujve Faro dhe Polonisë, ku polakët fituan me rezultat 2-0.

Me këtë fitore Shqipria mbetet lidere e Grupit E, me 13 pikë, e ndjekur nga Polonia me 9 sosh.

Çekia renditet në vendin e tretë me 8 pikë, aq sa ka edhe Moldavia, ndërsa Ishujt Faroe janë të fundit me vetëm 1 pikë./IndeksOnline/