75 Mall Live Search
23:22 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / Gj. Sh

Berlin na prit!, Asani reagon pas golit dhe fitores ndaj Çekisë

Jasir Asani ka shkëlqyer edhe sonte me kombëtaren e Shqipërisë.

Futbollisti nga Kumnaova shënoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj Çekisë, dhe asistoi te goli i dytë për taulant Seferin, shkruan IndeksOnline.

Ai pas ndeshjes ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se ishte fitore e merituar.

“Guess who is back… Berlin, na prit!Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje! Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito”, ka shkruar Asani./IndeksOnline/