Skuadra e famshme do e ndërrojë emrin nga sezoni i ardhshëm

Aston Martin do të ndryshojë emrin e ekipit të saj F1 duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Ekipi me bazë në Silverstone, aktualisht i quajtur Aston Martin Cognizant F1 Team, do të heqë partnerin e tij global të shërbimeve teknologjike, i cili aktualisht është sponsori i titullit.
Cognizant ka qenë me Aston Martin që kur pronari Lawrence Stroll riemëroi ekipin nga Racing Point për sezonin 2021.
Cognizant është një kompani prej 35 miliardë dollarësh me 300,000 punonjës. Aramco, kompania më e madhe e naftës në Arabinë Saudite dhe një nga më të mëdhatë në botë, do të jetë sponsori i ri i skuadrës së famshme./Indeksonline/