Del nga kontrolli djegia e tokave, momenti kur zjarrfikësit intervenojnë në fshatra të ndryshme të Podujevës

Tash e disa ditë ka dalur nga kontrolli djegia e tokave në vende të ndryshme në Kosovë.
Fshatrat e Podujevës si, Ballofc, Herticë, Letonc, Peran, Kërpimeh, Doberdol e kështu me radhë, janë përfshirë nga zjarre që Zjarrfikësit mezi i kanë kontrolluar.



Deri më tani dyshohen të jenë dhjetë vatra të zjarrit, të cilat po mundohen t’i shuajnë tri ekipe zjarrfikësish.
Indeksonline ju sjell pamje ekskluzive nga këto zjarre dhe momentet kur zjarrfikësit nga afër i shuajnë ato.