75 Mall Live Search
21:49 / E Premte, 13 Tetor 2023 / MSH

Franca rrit nivelin e sigurisë pas sulmit me thikë në shkollë

Kryeministrja e Francës, Elizabeth Bourne, pas një takimi me presidentin Emmanuel Macron, e vuri vendin në alarmin më të lartë antiterrorist pas sulmit vrasës ndaj një profesori.

Niveli i “gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të sulmit” është përdorur edhe në të kaluarën pas rasteve terroriste.

Gjatë vlefshmërisë së tij mund të shkaktojë zhvillimin e masave shtesë të sigurisë dhe paralajmërimeve publike.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së premtes në Arras, në veri të Francës.

Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) gjatë sulmit. Më pas ai u arrestua dhe tani ndodhet në paraburgim, shkruan BBC.

Sulmi ndodhi mes tensioneve në rritje në komunitetet e shumta myslimane dhe hebreje të Francës mbi konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, sipas BBC.

Madje, ministri i Brendshëm Geral Darmanen deklaroi se nuk ka “nuk ka dyshim” se ka një lidhje mes sulmit në Arras dhe konfliktit në Izrael.