Një burrë në Ferizaj thotë se një i dyshuar e detyroi të dalë nga vetura, më pas ia vodhi atë

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se përderisa ka qenë duke vozitur, një person e ka ndaluar dhe e ka detyruar të dalë nga vetura.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shtunës, teksa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.