Rashica e lë nën hije Mbappen, bashkë me Berishën në formacionin e javës së shtatë në kualifikimet e “EURO 2024”

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha dhe sulmuesi i Kosovësm, Milot Rashica, janë pjesë e formacionit të javës në kualifikimet e “EURO 2024”.
Gardiani prishtinas shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Çekisë, duke e mbajtur portën të paprekur, shkruan IndeksOnline.
Në anën tjetër, Rashica shënoi dy gola dhe asistoi te goli i tretë në fitoren 3-0 ndaj Andorrës.
Faqja e njohur sportive, Sofascore, ka vendosur dy futbollistët kosovar në mesin e 11-të më të mirëve të javës së shtatë.
Milot Rashica u vlersua me notën më të madhe 9.8, duke lënë në hije Kylian Mbappen me 9.0.
Në anën tjetër, Etrit Berisha u vlersua me notën 8.6./IndeksOnline/